Përfshihet nga flakët pallati 10-katësh në Lezhë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një pallat 10-katësh në lagjen “Beslidhja” në Lezhë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Nga informacionet paraprake, zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin zero dhe i gjithë pallati u mbush më pas me tym.

Për pasojë të gjithë banorët janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë jashtë, ndërsa zjarrfikëset kanë mundur që të shuajnë flakët në kabinë.

Veç disa dëmeve materiale nuk raportohet për probleme tek banorët apo banesat e tyre.

The post Përfshihet nga flakët pallati 10-katësh në Lezhë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *