VIDEO/ Rama promovon turizmin malor, publikon pamjet magjepsëse nga Bjeshkët e Kelmendit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Bjeshkët e Kelmendit. Në këtë mënyrë duket se Rama ka zgjedhur të promovojë turizmin malor, duke u ndalur mëngjesin e sotëm te bjeshkët e kelmendit

“Dhe me bukurinë e Bjeshkëve të Kelmendit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjet.

Turizmi është një nga fushat ku Qeveria ka përqëndruar vëmendjen, ndërsa ka përcaktuar edhe objektivat lidhur me numrin e turistëve që pret të vizitojnë vendin përgjatë këtij viti.

Pas një sezoni turistik të suksesshëm përgjatë muajve të verës, duke se edhe për muajt e vjeshtës dhe dimrit, ka pritshmëri të larta lidhur me vizitorët, veçanërisht turistët e huaj, për të vizituar Shqipërinë. S.B

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *