Veliaj pazar me mikun e vjetër, 661 MLN lekë Eral Myftarajt për lëndë djegëse në 5 shkolla

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk i lëshon bashkëpunëtorët e vjetër në afera. Kontratën e fundit Bashkia Tiranë e ka firmosur me kompaninë “ALMEXWOOD” SHPK, të cilës prej vitesh i ka ndarë fondet e tenderëve për lëndë djegëse, prerje drurësh e të tjerë.

Bashkëpunimet mes Veliaj dhe Eral Myftarajt ishin ngrirë për një fare kohe për shkak të një skandali që ndodhi në vitin e shkuar, për një tender të Bashkisë Tiranë.

Tashmë Veliaj e ka rikthyer lidhjen e vjetër përmes tenderit me objekt ‘Blerje lëndë djegëse pellet për ngrohje dhe shpërndarje në objektet arsimore’. Sipas të dhënave në dokument do të blihen 1 102 841 kg pellet për ngrohje, që do të përdoret në dy shkolla, një kopsht dhe dy çerdhe në Tiranë. Kaq institucione arsimore i ka vetëm një lagje, imagjinoni. pastaj sa do të jepen shpenzimet për çdo shkollë e çerdhe në kryeqytet.

 

Vetëm për shpenzimet në këto 5 institucione Veliaj ka vendosur të shpenzojë 661 milionë lekë.

“Flamuri i Kuq” që i është vënë kontratës për shkelje të ligjit nga Open Data Albania, është shenja e riskut të korrupsionit. “Gara” ka qëndruar e hapur për një muaj dhe tenderi është mbajtur më datë 16 shtator 2024. Interesi nga operatorët ishte i mjaftueshëm pasi u dorëzuan 5 oferta për këtë prokurim.

Këta operatorë ekonomik nuk u morën në konsideratë nga komisioni i vlerësimet, pasi dihej fituesi qysh më parë.  Prandaj shohim se 4 prej ofertave u skualifikuan që në fazën e parë, përfshirë edhe FIRMA  ALCANI sh.p.k ,  ALBA PALLETS & PELLETS sh.p.k,  të cilët kishin ofertat më ekonomike, por rezultuan “anomalisht të ulëta”. Kjo është e pritshme, për aq kohë sa fondi limit rritet pa pyetur për tregun.

 

Në këtë mënyrë iu hap rruga ofertës së Myftarajt me vlerë 441 milionë lekë.

ALMEXWOOD SHPK u shpall menjëherë fitues pa u përballur me ndonjë konkurrent dhe më datë 21 tetor 2024 është bërë publike kontrata.

Kjo kompani regjistron rreth 5 milionë euro fonde të marra nga buxheti i shteti në 4 vitet e fundit, ku pjesa më e madhe janë përfituar nga tenderët me bashkinë Tiranë.

Sikur e përmendëm pak në fillim të artikullit një vit më parë Myftaraj dhe një mik tjetër i Veliajt u përplasën për një tender me vlerë 1 milionë euro për dru zjarri në shkolla.  ALMEXWOOD SHPK kishte marrë pjesë në këtë garë, ndërsa pronarët e kompanisë ‘Alcani Sh.p.k.’ Shaqir dhe Algert Alcani, e kërcënonin që të largohet nga gara. Të dyja këto firma janë gostitur shpesh nga Veliaj me tenderë dhe të dyja e dinin mirë se si funksionon marrja e prokurimeve, prandaj arritën tek kërcënimet.

Kjo çështje shkoi në gjykatë dhe biznesmenët Alcani u arrestuan, ndërsa Myftaraj vazhdon pazaret me Veliajn.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

The post Veliaj pazar me mikun e vjetër, 661 MLN lekë Eral Myftarajt për lëndë djegëse në 5 shkolla appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *