Katastrofë te “Liqeni i Tiraëns”, Këlliçi denoncon: Veliaj po e kthen në bombë ekologjike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçiu ka denoncuar skandalin e radhës ku gishtin e përgjegjësisë e drejton tek kryebashkiaku Erion Veliaj.

Këlliçi ka publikuar disa foto nga liqeni artificial i Tiranës ku situata duket mjaft alarmante.

Ai denoncon se kryebashkiaku Erion Veliaj e ka kthyer liqenin artificial të Tiranës në një bombë ekologjike ku cianobakteret helmuese kanë pushtuar hapësirën.

Këlliçi thekson se pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës ka vendosur që ujërat e zeza të jenë padron i të vetmes hapësire të gjelbër që ka Tirana.

Ai ngre alarmin se Tirana është shndërruar në kompaninë private dhe makinën financiaro-elektorale të një individi të vetëm.

Reagimi:

Situata në prag katastrofe tek Parku i Liqenit!

Kreu i 5D Erion Veliaj tashmë kthen liqenin artificial të Tiranës në një bombë ekologjike, ku cianobakteret helmuese kanë pushtuar hapësirën.

Pasi e zhveshi liqenin për shkak të monstrave të betonit që janë ndërtuar brenda parkut, pasi gënjeu të madh e të vogël me mashtrimin epik të “pyllit orbital” me 1 milionë pemë (për të cilat do duheshin dhe 10 parqe të tjera si ky që kemi sot), tani pronari faktik i Inceneratorit Tiranë ka vendosur që ujrat e zeza të jenë padron i të vetmes hapësire të gjelbër që ka Tirana.

Dëmin, vjedhjen dhe betonizimin që i ka shkaktuar ky përbindësh korrupsioni Tiranës, është i pariparueshëm.

Tirana është shndërruar në kompaninë private dhe makinën financiaro-elektorale të një individi të vetëm, i cili mesa duket ka një urrejtje të pashembullt për qytetin tonë!

The post Katastrofë te “Liqeni i Tiraëns”, Këlliçi denoncon: Veliaj po e kthen në bombë ekologjike appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *