Topi i Artë/ Reali bojkotoi ceremoninë, polemika nga Ancelotti e Vinicius

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Fakti që Reali i Madridit bojkotoi ceremoninë e Topit të Artë shkaktoi shumë diskutime. Spanjollët e morën vendimin në shenjë proteste, pasi Vinisius Zhunjor nuk u shpall fitues i trofeut.

Përpos të gjithë lojtarëve, në sallë nuk ishin as presidenti Florentino Perez dhe tekniku Carlo Ancelotti. Ky i fundit, nuk i kurseu polemikat, pasi fitoi vlerësimin si Trajneri më i Mirë i vitit.

Pasi mori çmimin, Ancelotti bëri një dedikim në rrjetet sociale ku shkruante: “I falënderoj të gjithë, më së shumti Carvahal dhe Vinicius”.

Në anën tjetër, polemika nxiti edhe Vinicius. Pasi humbi garën me Rodrin, sulmuesi brazilian shkruante: “Nëse nevojitet do të bëj 10 herë më mirë. Ata nuk janë të përgatitur”.

The post Topi i Artë/ Reali bojkotoi ceremoninë, polemika nga Ancelotti e Vinicius appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *