Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia e Korçës vijon me arrestimet e operacioneve antidrogë në qytet. Pas operacionit ‘Voskopi’, policia ka vijuar me operacionin ‘Tempulli’, duke prangosur 6 persona në një aksion të zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit.
Burime bëjnë të ditur se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të vendosura nga gjykata e Korçës pas një hetimi 3 mujor që ka kryer policia. Gjatë kësaj periudhe janë siguruar prova që personat e arrestuar janë përfshirë më aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas po të njëjtave burime janë bërë kontrolle në banesa, lokale e gjithashtu vende ku të arrestuarit dyshohet se shisnin lëndën narkotike. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërkohë pritet një informacion më i detajuar nga policia e Korçës në orët në vijim.
The post Operacion anti-drogë në Korçë, arrestohen 6 persona appeared first on Lapsi.al.
