Durim Bami nga Dubai: Mos më çoni Shqipëri, 16 persona duan të më vrasin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi për herë të dytë i Durim Bamit në Dubai. Durim Bami i kërkon autoriteteve të Dubait mos ta dorëzojnë në Shqipëri, pasi sipas tij i rrezikohet seriozisht jeta.

Mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri.

Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes Metamorfoza ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eleminimin të tij.

“Unë nuk akuzohem për vrasje , ata që janë brenda apo në kërkim janë për vrasje”, ka pretenduar Durim Bami para autoriteteve të drejtësisë.

Ndërkohë SPAK dhe Ministria e Brendshme po lobojnë dhe në rrugë diplomatike për ekstradimin e Bamit në Shqipëri.

The post Durim Bami nga Dubai: Mos më çoni Shqipëri, 16 persona duan të më vrasin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *