Spiropali: Barazia gjinore, jo çështje e grave, por faktor drejt progresit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, mori pjesë sot në veprimtarinë “Roli i Parlamentit dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, Mbikëqyrja efektive e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Objektivi për Arritjen e Barazisë Gjinore.

Në këtë aktivitet ku fokusi ishte barazia gjinore, morën pjesë edhe anëtarë të Kuvendit të Kosovës, mes tyre Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Çështje Sociale në Kosovë, Fatmire Kollçaku, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në Kosovë, Duda Balje, Përfaqësuesi i zyrës së UN Women në Shqipëri, Michele Ribotta, etj.

Spiropali, gjatë fjalës së saj u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës, janë të angazhuar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Barazinë Gjinore, si dy korsi të Agjendës 2030.

Ajo nënvizoi se barazia gjinore nuk është çështje e grave, por faktor drejt progresit, drejtësisë dhe paqes.

“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjenda 2030 lidhen gjithashtu me angazhimin e përbotshëm për të ndërtuar vizionin dhe krijuar premisat që në perspektivë afatgjatë të eliminojmë, ndërsa në perspektivë afatmesme të zbusim format e ndryshme të pabarazisë.

Dy angazhimet e rëndësishme të Kuvendit të Shqipërisë drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjendës 2030 janë realizuar në mënyrë të njëkohëshme dhe në sinergji me njera-tjetrën, në dhjetor 2017.

Përmes Rezolutës “Për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të Agjendës 2030 të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara”, Kuvendi i Shqipërisë ka theksuar përkushtimin e Shqipërisë për të integruar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në politikat kombëtare dhe për të mbështetur zbatimin e tyre.

Rezoluta nënvizon rolin e rëndësishëm të qeverisë, Kuvendit, institucioneve publike dhe përfshirjes së aktorëve të tjerë, përfshirë shoqërinë civile dhe sektorin privat në arritjen e këtyre objektivave.

Përmes Rezolutës “Për dënimin e dhunës ndaj grave e vajzave dhe rritjen e efektshmërisë së mekanizmave ligjorë për parandalimin e saj”, Kuvendi i Shqipërisë u angazhua për dënimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe për përmirësimin e mekanizmave ligjorë të parandalimit.”-u shpreh Spiropali. S.B

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *