Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Egnatia shpreson tani të bëjë historinë, duke kaluar për herë të parë në raundin e dytë të Champions League. Shorti e ka ndihmuar për këtë, duke e vendosur përballë Breidablik në turin e parë kualifikues të turneut. Kampionët e Shqipërisë do ta luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa kthimi është programuar më 15 ose 16 korrik.
Breidablik u shpall kampion në Islandë, por nuk është një kundërshtar që mund të intimidojë rrogozhinasit. Në edicionin e kaluar, rrugëtimi i tyre në Europë përfundoi në turin e dytë të Conference League, e mposhtur nga Drita, fituese në të dy ndeshjet. Suksesi më i madh në histori e Breidablik është arritja në grupet e Conference League, në sezonin 2023/24.
Lexo më tej: Egnatia kampion për herë të dytë: poker ndaj Vllaznisë në finale
Egnatia niset sidoqoftë favorite në këtë përballje dhe ka mundësinë që për herë të parë të shkojë në raundin e dytë të Champions. Kjo përkthehet në të ardhura të rëndësishme për kampionët e Shqipërisë, që përvec 760 mijë eurove nga Champions do të luanin në raundin e tretë të Europa League.
The post Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik appeared first on Lapsi.al.
