Lapaj nxjerr teori tjetër: Kërkova që mandatin ta marrë Greta Ambeli pas rezultatit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar në studion e News24 zhvillimet e fundit brenda forcës politike që përfaqëson, në lidhje me çështjen e mandatit të deputetit pas zgjedhjeve të 11 majit.

Lapaj tha se, si kandidati më i votuar i listës së “Shqipëria Bëhet”, kishte kërkuar që mandati t’i kalonte gruas më të votuar pas tij, për të respektuar vullnetin qytetar dhe parimet e transparencës. Por sipas tij, kjo kërkesë kërkonte dorëheqjen e Endrit Shabanit dhe Pano Sokos nga listat e përfaqësimit.

“Kam hasur rezistencë nga zoti Shabani, jo nga zoti Soko,” deklaroi Lapaj. “Zoti Shabani më tha se kishte dhënë një premtim publik dhe nuk tërhiqej. Unë i thashë: ‘Dakord, do të përfaqësoj 64 mijë njerëzit që na kanë votuar në rang kombëtar’.”

Lapaj u shpreh i zhgënjyer nga zhvillimet brenda lëvizjes dhe kërkoi ndjesë publike: “Dua t’i kërkoj falje çdo njeriu që na ka votuar dhe çdo qytetari që ka pritur të na mbështesë për këtë shëmti që po ndodh.”

The post Lapaj nxjerr teori tjetër: Kërkova që mandatin ta marrë Greta Ambeli pas rezultatit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: