Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
SPAK ka dërguar për gjykim 29 persona, mes tyre drejtues dhe punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe përfaqësues të kompanive private, të akuzuar për shkelje në 9 tenderë publikë gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh.
Zyrtarë të UBT, mes tyre ish-zëvendësrektorët Romina Koto dhe Ilir Kapaj, si dhe Administratori Edmond Tërthorja, kanë bashkëpunuar për të ideuar projekte fiktive, duke përfshirë në këtë proces edhe kompanitë që do të shpalleshin fituese.
Dokumentet dhe specifikimet teknike për tenderët janë përgatitur në bashkëpunim me kompanitë fituese, çka bie në kundërshtim me ligjin.
Kompanitë fituese – “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF” – kanë paraqitur oferta të falsifikuara, duke fryrë çmimet dhe duke simuluar konkurrencë fiktive.
Në disa raste, mallrat që më vonë u tenderuan, ishin marrë më parë nga universiteti, duke bërë që procedurat e prokurimit të jenë të gjitha formale, pra vetëm për të “justifikuar” blerjen.
The post Abuzime me tenderët në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK çon në gjyq 29 persona appeared first on Lapsi.al.
