Humb jetën 4-vjeçarja në Krujë, e aksidenton babai me makinë, 2 fëmijë lëndohen në Dimal

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Qerekës pranë Krujës, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi A.S. dyshohet se aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 4-vjeçare në ambientet e biznesit të familjes.

E mitura u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi A.S. dyshohet se aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 4-vjeçare në ambientet e biznesit të familjes.

E mitura u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Ndërkohë, një aksident tjetër ka ndodhur sot, rreth orën 15:00 në Dimal, në zonën e quajtur Parku i qytetit.

Shtetasi M.M, i cili ishte duke qarkulluar me një mjet tip Mercedes Benz, është përplasur me mjetin tip Golf, ku udhëtonte shtetasi L.T së bashku me dy fëmijët e tij.

Si pasojë e përplasjes, dy fëmijët 12 dhe 8 vjeç kanë marr lëndime të lehta dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Ata kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e policisë kryen këqyrjen e vendit të aksidentit dhe veprimet hetimore në vendngjarje, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit si dhe kanë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen drejtuesin e mjetit tip Mercedes Benz, shtetasin M.M.

gijotina.com/

The post Humb jetën 4-vjeçarja në Krujë, e aksidenton babai me makinë, 2 fëmijë lëndohen në Dimal appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: