Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë rreth orës 07:05 ku mësohet se janë përplasur 2 automjete. Sipas njoftimit të policisë nga ky aksident janë dëmtuar 2 drejtuesit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Njoftimi
Rreth orës 07:05, në bulevardin “Gjergj Fishta” , automjeti me drejtues shtetasi M. X është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen N. Z. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
The post Aksident në Tiranë, përplasen 2 automjete appeared first on Lapsi.al.
