Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
44-vjeçari Eqerem Sorra i cili qarkullonte i armatosur me kallashnikov në makinë është lokalizuar dhe arrestuar në Delvinë nga Policia e Sarandës, duke parandaluar edhe ngjarje të mundshme kriminale. Mësohet se aksioni erdhi si pasojë e planit të masave për kontrolle në të gjithë qarkun e Vlorës nga policia, i koduar “Ngarkesa”.
Kështu Sorra është i arrestuar për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Gjithashtu sipas raportimeve, Sorra ka qenë më parë i dënuar në Kaliforni në lidhje me një rast përdhunimi.
The post Qarkullonte me kallashnikov në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Delvinë appeared first on Lapsi.al.
