Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një fikëse zjarri ka plasur në ambientet e një marketi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, teksa është lënduar një punonjës 30-vjeçar.

Punonjësi ndodhet ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 24.07.2025, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një marketi, ka plasur një fikse zjarri. Si pasojë është dëmtuar punonjësi i marketit shtetasi A. C., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: