Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Fibank Albania ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishmesponsorizimi me Federatën Shqiptare të Skive (FSHS) për sezonin2025–2026, duke konfirmuar vizionin e saj afatgjatë për tëmbështetur sportin, zhvillimin e të rinjve dhe mbeshtetjen e projekteve te rendesishme te zhvillimit te shoqerise.
Ky partneritet vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të skiatoresshqiptare Lara Colturi në arenën ndërkombëtare, e cila ka tërhequrvëmendjen e publikut dhe ka ngritur më lart profilin e skive shqiptare. Arritjet e saj janë vlerësuar edhe nga qeveria shqiptare, duke dhënë një shtysë të re për investime dhe zhvillim tëmëtejshëm në këtë sport. Fibank ka mbeshtetur edhe me pare Federaten Shqiptare te Skive per zhvillimin e ketij sporti dhe turismit dimeror ne Shqiperi duke blere pajisje per banoret e zonave Shishtavec, Borje dhe Puke.
Ceremonia zyrtare e nënshkrimit u zhvillua në zyrën qendroretë Fibank Albania në Tiranë në të cilën morën pjesë:
Deklaratat nga ceremonia
Në fjalën e tij, Z. Bozhidar Todorov theksoi rëndësinë e këtijbashkëpunimi:
“Grupi Fibank eshte mbeshtetesi me i rendesishem i ketij sporti ne Bullgari prej 20 vitesh prandaj edhe Fibank Shqiperi eshte e lumtur ti bashkohet ketij sporti kaq te dashur edhe per kete zone ne Shqiperi duke vijuar me pergjegjesine sociale ketu. Përmeskëtij partneriteti, Fibank Albania synon të shkojë përtejshërbimeve financiare duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtëpër zhvillimin e sportit dhe forcimin e identitetit kulturor. Mbështetja ndaj Federatës Shqiptare të Skive është pjesë e angazhimit tonë për të fuqizuar të rinjtë dhe për të qenë gjithmonëpranë komunitetit.”
Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Z. Elvis Toci, e shehbashkëpunimin me Fibank si një mundësi të jashtëzakonshme përt’u përgatitur me të gjitha kushtet, në prag të Lojërave Olimpike.
“Falënderojmë Fibank sepse është sponsori ynë kryesor dhe njënga mbështetësit më të mëdhenj të sporteve dimërore në Shqipëri.
Sportet dimërore në vendin tonë kanë marrë një jehonë tëjashtëzakonshme falë Lara Colturi, dy herë nënkampione bote. PërShqipërinë tonë të vogël, Lara është simbol i arritjeve maksimale, në një botë që për ne është ende e panjohur. Pra, të gjitha arritjet e këtij sporti i dedikohen Lara Colturi, dhe unë jam shumë krenar qësë bashku me Fibank, po ngremë lart emrin e Shqipërisë dhe tëkëtij sporti në botë.”
Nga ana e saj, Lara Colturi ndau emocionet dhe mirënjohjen e saj:
“Jam falënderuese për mbështetjen e Fibank dhe e nderuar qëpërfaqësoj Shqipërinë. Bashkëpunime të tilla janë thelbësore përne sportistët, sepse na japin mundësinë të stërvitemi më mirë, tëkonkurrojmë me më shumë siguri dhe të korrim suksese në arenënbotërore.”
Ky sponsorizim e pozicionon Fibank Albania jo vetëm si njëinstitucion financiar të besueshëm, por edhe si një partner aktiv nëzhvillimin e sportit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Përmes mbështetjes së Federatës Shqiptare të Skive dhe sportistëve si Lara Colturi, Fibank kontribuon në krijimin e njëtrashëgimie të ekselencës, frymëzimit dhe nxitjes për brezat që do të vijnë. (Artikull Promocional)


The post Fibank nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me Federatën Shqiptare të Skive appeared first on Lapsi.al.
