Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Detaje të tjera mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja Ermelinda Rama mbyti me tel të atin, Anesti Rama. Pas vrasjes në banesën e tyre, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Në pranga është vënë edhe e ëma.
Sipas informacioneve, pasi e kanë mbytur me tel, e kanë dëmtuar në pjesët intime. Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale. Por, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, u krijuan dyshimet se 56-vjeçari nuk kishte humbur jetën aksidentalisht.
Ajo ka pranuar më pas krimin në polici duke treguar edhe motivet që e çuan drejt këtij akti ekstrem. Sipas saj, i ati ishte fanatik dhe nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej. Mësohet se 26-vjeçarja u ka thënë hetuesve se babai i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.
gijotina.com/
The post Ngjarja në Fier/ Pas vrasjes, e dëmtuan edhe në pjesët intime, arrestohet edhe e ëma e 26-vjeçares appeared first on GIJOTINA.
