Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Fier, ku tre persona dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur të moshës 13-vjeçare. Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar dhe ka nisur procedim penal ndaj dy të miturve të tjerë të moshës 15-vjeç.
– Advertisement –
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë shpallur në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal ndaj dy 15-vjeçarëve, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
The post Abuzohet seksualisht nga 3 persona 13-vjeçarja në Fier, në kërkim 30-vjeçari appeared first on GIJOTINA.
