Trafikuan 6 ton kokainë/ Dalin nofkat e Plarent Dervishajt, Ndrejajt, dhe Hoxhosmanit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë zbardhur pseudonimet e trafikantëve të drogës që dyshohet se kanë trafikuar rreth 6 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës. Të përfshirët janë pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal me lidhje ndërkombëtare. Më poshtë janë emrat dhe nofkat me të cilat njiheshin anëtarët e grupit:

Artur Hoxhosmani – Njihej me nofkat: Burrelsi, Lambo, Santucio, dhe Santocio new

Devid Patrut, alias Devid Boraj dhe Elidon Skëndaj – Pseudonimet: Bisha dhe Bisha new

Ermir Ndreaj – Pseudonimi: Cinco

Plarent Dervishaj – Njihej me nofkat: Xio, Shoku dhe Plaku Matuf

Klevis Hoxhosmani – Pseudonimet: Keli dhe Santucio Brother

Erion Alibej – Njihej me emrat: Liz, Liizzz, Krymi dhe Noku

Ilir Lloshi – Pseudonimi: Licja

Ramazan Rraja – Pseudonimet: Xon, Xoni

Grupi kriminal dyshohet se ka organizuar transportin dhe shpërndarjen e sasisë së madhe të drogës në disa vende të Europës. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

The post Trafikuan 6 ton kokainë/ Dalin nofkat e Plarent Dervishajt, Ndrejajt, dhe Hoxhosmanit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: