Gjykata Kushtetuese i vë fre SPAK-ut: Jo më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

“Telefoni nuk është një send, por është korrespodencë. Korrespodenca është një e dhënë personale që mbrohet nga Kushtetuta. Ndaj askush nuk mund të hapë apo marrë materiale nga një aparat celular, pa lejen e gjykatës, qoftë ky edhe prokurori”. Ky është vendimi që mori këtë të martë Gjykata Kushtetuese duke rrëzuar veprimet e SPAK, ndaj Oneida Ymerit, një qytetareje që prokuroria e posaçme i mori telefonin arbitrarisht në kuadër të hetimeve për Arben Ahmetajn.

Gjykata Kushtetuese e urdhëroi SPAK të fshijë të gjitha korrespodencat që ka marrë nga zonja Ymeri, të cilat nuk kanë lidhje me hetimin. Që nga krijimi i tij SPAK e kishte bërë praktikë që për çdo të hetuar, t’i sekuestronte telefonin dhe më pas “të gërmonte” aty për të gjetur çfarë të shihte të arsyeshme, pa asnjë kufizim.

Tashmë Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar se telefoni celulat nuk është një send i çfarëdoshëm, por një mjet komunikimi është një e drejtë kushtetuese. Gjykata përcaktoi që në rast të sekuestrimit të një telefoni (në flagrancë apo me urgjencë) duhet një vendim gjykate, por edhe për hapjen e tij duhet të vendosë gjykata. Derisa të hapet telefoni duhet të vuloset.

Kushtetuesja urdhëron që në një seancë gjyqësore, përpara togave të zeza duhet të jetë pronari i telefonit me avokat dhe prokurori. Prokurorit nuk mund t’i jepet leje thotë Kushtetuesja të kërkojë dhe marrë gjithçka. Përpara se të hapë telefonin, prokurori duhet të bindë fillimisht gjykatën duke argumentuar pse i nevojiten komunikime të caktuara në funksion të hetimit.

Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos e lejojë prokurorin të ketë akses të plotë në telefonin e individit nën hetim. Kjo sipas vendimi të marrë unanimisht bëhet për të mbrojtur privatësinë dhe të dhënat personale të individit. Vendimi nuk ka efekt prapaveprues, por do të duhet të shërbejë si praktikë në të ardhmen. /LAPSI.al

The post Gjykata Kushtetuese i vë fre SPAK-ut: Jo më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: