Emrat/ Vrau aksidentalisht bashkëfshatarin, 53 vjeçari po ruante arën me misër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Adriatik Toska, një 57 vjeçar nga fshati Bogdan i Beratit, ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij Dhimitër Kuqi.

Ngjarja ka tronditur fshatin, ndërkohë që Policia po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Të dy bashkëfshatarët kishin dalë për të ruajtur tokat e mbjella me misër, nga kafshët e egra, kryesisht derrat, por fatkeqësisht Adriatik Toska ka gjetur vdekjen.

Aksidentalisht, Dhimitër Kuqi ka ndjerë lëvizjet mes të mbjellave dhe ka menduar se derrat e egër ishin futur në arën e tij dhe menjëherë ka shtënë me armën e gjahut që mbante.

Nga pakujdesia, i plagosur ka mbetur Adriatiku.

57 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital me shenja jete, pasi ndihma e parë i është dhënë në vendngjarje, por ka mbyllur sytë në duart e mjekëve.

The post Emrat/ Vrau aksidentalisht bashkëfshatarin, 53 vjeçari po ruante arën me misër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: