Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Vatra zjarri janë aktivizuar në fshatrat e njësisë administrative Terpan të Beratit, duke vënë në rrezik banesat e banorëve. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit.
Në terren janë angazhuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Skraparit, Beratit dhe Poliçanit, të cilat po përpiqen të vendosin situatën nën kontroll.
Mësohet se deri tani tre banesa janë përfshirë nga zjarri, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në mbrojtjen e shtëpive të tjera dhe në izolimin e flakëve, për të shmangur përhapjen më tej të tyre.
Shkaku i zjarreve mbetet ende i paqartë, ndërkohë që erërat e forta po e bëjnë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët e zonës.
The post Flakët shkrumbojnë tre shtëpi në Terpan të Beratit, rrezikohen edhe të tjera appeared first on Lapsi.al.
