Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
GJKKO do të shqyrtojë sot, më 15 Gusht, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Seanca e kaluar u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi që çështja për masën e sigurisë duhet të shqyrtohet nga avokati që e ka ndjekur dosjen në hetimin fillestar, Erjon Çela, dhe jo nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani.
Gjyqtari Çela ishte me pushime javën e kaluar, e për këtë arsye shqyrtimi i kërkesës ju caktua Banit si gjyqtar i gatshëm. Por ky i fundit shpalli moskompetencë.
The post GJKKO shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-presidentin Meta appeared first on Lapsi.al.
