19-vjeçari në “arrest shtëpie” për drogë, prangoset pasi dogji ullinjtë e fqinjëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 19-vjeçar nga fshati Barkanesh i Krujës ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se i vuri zjarrin ullishtave të fqinjëve, për shkak të konflikteve të vazhdueshme për pronësinë e tokës.

Sipas Policisë, zjarri u përhap me shpejtësi në territorin e fshatit, duke shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe dhjetëra pemë ulliri. Hetimet zbuluan se autori, shtetasi E. D., kishte precedentë penalë dhe ndodhej aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, ai u arrestua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post 19-vjeçari në “arrest shtëpie” për drogë, prangoset pasi dogji ullinjtë e fqinjëve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: