Berisha: Vendi në emergjencë nga zjarret, por ushtria pushton televizionin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sali Berisha ka deklaruar se teksa vendi ndodhet në emergjencë kombëtare nga zjarret, ushtria dhe qindra policë përdoren për të pushtuar televizionin News24.

“Shqipëria në memorie nuk ka patur, nuk ka qenë ndonjëherë në flakë si dy ditët e fundit. Por kjo gjendje emergjence kombëtare i gjen qytetarët shqiptarë nga jugu në veri, pothuajse tërësisht të braktisur nga narkoshteti”, theksoi kryedemokrati.

Berisha shtoi se në vend të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, “këshilli vazhdon ahengjet nëpër festa të bashkive lokale”.

Ish-kryeministri shtoi se kamionët e FA po përdoren për të plaçkitur e grabitur kompjuterat, laptopët, tavolinat e punës, mjetet e punës së gazetarëve dhe jo për të evakuuar gjënë e gjallë, njerëzit nga zonat e zjarrit.

“Forcat e armatosura dhe qindra policë përdoren për të pushtuar televizionin News24, për të rrëmbyer. Kamionët e tyre përdoren jo për të evakuuar gjënë e gjallë, njerëzit nga zonat e zjarrit, por për të plaçkitur dhe grabitur kompjuterat, laptopët, tavolinat e punës, mjetet e punës së gazetarëve, nga njerëz që nuk kanë ligj e as moral”, u shpreh ai.

The post Berisha: Vendi në emergjencë nga zjarret, por ushtria pushton televizionin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: