Ngërçi politik në Kosovë, deputetët mblidhen sërisht për konstituimin e Kuvendit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe për të dalë nga ngërçi i tejzgjatur politik.

Seanca, që pritet të nisë në orë n 11:00, do të vazhdojë aty ku u ndërpre dy ditë më parë, në pikën e tretë të tëndit të ditës, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Vetëm pas emërimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve kompletohet konstituimi i Kuvendit dhe hapet rruga për formimin e një qeverie të re.

Kjo do të jetë hera e katërt që deputetët mblidhen për ta konstituuar Kuvendit që nga publikimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht, i cili i urdhëron deputetët ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati 30-ditor.

Në tri seancat e kaluara, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje – të cilës i takon të propozojë kandidat për kryeparlamentar – i ka hedhur pesë kandidatë në votim, por asnjëri prej tyre nuk i mori të paktën 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Asnjëri prej Albulena Haxhiut, Hekuran Muratit, Arbërie Nagavcit, Donika Gërvallës, Dimal Bashës, nuk ia kanë dalë t’i marrin më shumë se 57 vota.

Vetëvendosje i ka 48 ulëse në Kuvend, pamjaftueshëm për ta zgjidhur kryeparlamentarin pa ndihmën e partive kundërshtare.

Nuk është e qartë se ka vullnet nga partitë e tjera për ta votuar ndonjërin prej kandidatëve të Vetëvendosjes në takimin e sotëm.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, tha më 24 gusht se nuk e përjashton mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet brenda 30-ditësh dhe Gjykata Kushtetuese të vihet sërish në lëvizje sipas procedurës së paraparë kushtetuese dhe ligjore.

The post Ngërçi politik në Kosovë, deputetët mblidhen sërisht për konstituimin e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: