Arrestohet në Athinë i kërkuari nga Interpol Tirana, për tentativë vrasjeje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia greke ka finalizuar një operacion, duke arrestuar mbrëmjen e 25 gushtit në zonën e Kalitheas, një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnje të Beratit, ku u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Anglia.

Operacioni u zhvillua nga skuadra DIAS e policisë greke, ndërsa autoritetet vijojnë bashkëpunimin me homologët shqiptarë për çështjen.

The post Arrestohet në Athinë i kërkuari nga Interpol Tirana, për tentativë vrasjeje appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: