Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Librazhd. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 pranë zonës së Labinot-Fushës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur dy persona. Një prej të plagosurve ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Raportohet se të dy të plagosuri janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë aksident.

The post Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: