Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë presente. Kjo do të sjellë, në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, temperatura deri në 7 gradë më të larta se vlera mesatare mujore e gushtit. Parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes, pritet të sjellin kalime të lehta të vranësirave në shtrirjen Lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.
Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 14°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë. Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.
The post Parashikimi i motit për këtë të enjte appeared first on Lapsi.al.
