Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Policia në zonën e Shkozetit.
Një nga personat e arrestuar është Erald Mustafa, i njohur si pjesë e grupit kriminal të njohur si “Grupi i Rrumit të Shijakut”.
Aleksandër Laho, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi ose Rrumi i Shijakut, është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe i dyshuar si pjesë e krimit të organizuar.
Emri i tij doli në skenë pas një atentati mafioz në nëntor 2019 në Shkozet, ku udhëtonte bashkë me ish-prokurorin Arian Ndoja. Gjatë hetimeve për këtë atentat, u zbuluan prova për korrupsion dhe falsifikime pronash në Gjirin e Lalzit.
Një video e regjistruar me telefon nga vetë Rrumi, ku ai negocionte një ryshfet me një zyrtar publik, u bë provë kyçe për hetimet e SPAK.
Mustafa u kap në flagrancë teksa lëvizte me armë zjarri me vete në rrugët e Durrësit, duke rritur dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari të paligjshme dhe të dhunshme.
Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë dhe me precedentë të mëparshëm penalë.
Po ashtu, gjatë këtij operacioni u shoqërua edhe Arbi Haxhiu, një tjetër emër i njohur për Policinë dhe me lidhje të dyshuara me grupet kriminale që veprojnë në Durrës dhe rrethina.
Të dy personat janë arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të verifikuar aktivitetin e tyre kriminal si dhe lidhjet me grupet e strukturuara.
The post Operacioni në Durrës: Erald Mustafa, pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’ appeared first on Lapsi.al.
