Aksident në aksin Fier-Lushnje, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Përplasje në seri mes disa automjeteve në autostradën Fier-Lushnje në afërsi të Savrës. Pesë mjete janë përplasur njëri pas tjetrit por fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Ardhja e ambulancës ka qenë e kotë pasi asnjë prej të përfshirëve në këtë aksident nuk është lënduar. Nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar të cilin e kanë disiplinuar patrulla e policisë së qarkullimit. Efektivët kanë larguar mjetet për të plotësuar dokumentacionet përkatëse në një vend në afërsi të kryqëzimit të Savrës dhe kështu është bërë e mundur që të lehtësohet trafiku.

Në këtë pjesë të rrugës që vjen drejt ngushtimit në kryqëzimin e Savrës drejtuesit e mjeteve në korsinë e përshpejtimit kërkojnë të hyjnë në korsinë normale dhe kështu aksidentet kanë qenë të shpeshta. Drejtuesit e mjeteve nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe kryejnë manovra të gabuara.

The post Aksident në aksin Fier-Lushnje, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: