Ramazan Rraja lë paraburgimin, zbulohet arsyeja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës, nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, ka lënë për disa për disa orë qelitë e paraburgimit.

Arsyeja e daljes së tij nga burgu lidhet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

Rraja është shoqëruar nga forcat speciale dhe qëndrimi i tij jashtë qelisë ka zgjatur vetëm rreth 40 minuta.

Ramazan Rraja ndodhet aktualisht në burg për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Bashkë me të, në burg ndodhet edhe babai i tij, Xhelal Rraja.

Ai është një figurë e njohur në botën e krimit të organizuar në Shqipëri dhe është i përfshirë në disa ngjarje kriminale të rëndësishme, përfshirë atentatin e vitit 2019 që rezultoi me vrasjen e shoferit të ish-prokurorit Ndoja.

Në vitin 2023, Rraja u arrestua me një armë të fshehur në brez, ndërsa në Belgjikë është i dënuar me 12 vite burg për trafik droge.

Përveç këtyre, ai ka tentuar të korruptonte efektivë policie me një shumë prej 1 milion eurosh për t’u liruar.

The post Ramazan Rraja lë paraburgimin, zbulohet arsyeja appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: