Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Luksemburgun të dielën pasdite, duke marrë jetën e pesë personave, mes tyre tre të rinj shqiptarë nga Kosova. Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00, kur dy automjete u përplasën ballë për ballë dhe më pas u përfshinë nga flakët, duke u shkatërruar plotësisht. Për fat të keq, të gjithë pasagjerët mbetën të bllokuar brenda dhe humbën jetën në vend.
“Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg ndodhi një aksident ku humbën jetën tre të rinj – Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe Edonik Kastrati, djali i tezes. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet.”
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Në vendngjarje u dërguan forca të shumta emergjence dhe policia mjeko-ligjore, por pavarësisht përpjekjeve, pesë jetët e humbura nuk mundën të shpëtohen.
Ky aksident ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin shqiptar në Luksemburg dhe Kosovë, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes në ditët në vijim.

gijotina.com/
The post Tre shqiptarë dhe dy të huaj humbin jetën në një aksident në Luksemburg appeared first on GIJOTINA.
