Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mediat kanë publikuar sot pamjet e sherrit masiv në një lokal në Korçë, që la pas tre të plagosur mbrëmjen e 31 gushtit. Pamjet tregojnë momentet e konfliktit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë tre persona.
Në pak minuta, sherri verbal u kthye në një konfrontim fizik që degradoi deri në përdorimin e thikës si dhe në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.
Gjithçka ndodhi brenda ambienteve të lokalit, ku ishin edhe klientë të tjerë, të cilët u larguan të tmerruar. Deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv.
Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja thuhet se erdhi për motive banale dhe nën efektin e alkoolit. /LAPSI.al
The post Dalin PAMJET/ Si u kthye lokali në Korçë në arenë përleshjeje me disa të plagosur appeared first on Lapsi.al.
