Pas ankesave në KPP, AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka pezulluar tenderin me vlerë 5 milionë euro për shërbimin e internetit dhe intranetit për institucionet qendrore. Vendimi vjen pas ankesave të pesë kompanive kryesore të tregut, të cilat pretendojnë se fondi i caktuar është i pamjaftueshëm për të garantuar shërbimin e kërkuar.

Kompanitë që kanë paraqitur ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik janë: One Albania, MC Networking, Abissnet, Vodafone Albania dhe Albanian Satellite Communication. Ato argumentojnë se raporti mes fondit limit dhe kapaciteteve të kërkuara nuk qëndron.

Sipas tyre, me këtë vlerë është e pamundur të ofrohet cilësia dhe volumi i duhur i shërbimit. Disa prej tyre kanë dorëzuar edhe përllogaritje të detajuara, duke theksuar se AKSHI ka llogaritur gabim kapacitetet dhe se kërkesat teknike nuk janë përcaktuar qartë. Kërkesa kryesore e tyre është rritja e fondit limit ose rishikimi i kritereve teknike.

Tenderët e AKSHI-t shpesh janë shoqëruar me ankesa për favorizime dhe mungesë transparence. Disa procedura të mëparshme janë ende nën hetim nga SPAK. Me pezullimin e këtij tenderi, pritet që procesi të rishikohet për të krijuar standarde më të qarta dhe për të siguruar një konkurrencë më të drejtë midis operatorëve.

Lexo edhe:

Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

The post Pas ankesave në KPP, AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: