Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike, ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk bëhet ankim.
Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.
Ndërsa PS kërkoi si provë shtesë që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet.
Avokati Eridian Salianji kundërshtoi marrjen e këtyre provave me argumentin se nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, pasi janë vendime për të cilat ka formë të prerë.
Gjykata sipas tij po del jashtë procesit ligjor duke bërë një gjykim ekstra, pasi po gjymton vendime që nuk janë kërkuar nga palët.
The post Rrëzohet padia e PD-së, Kolegji Zgjedhor certifikon zgjedhjet e 11 majit appeared first on Lapsi.al.
