Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia ka goditur një grup kriminal që rekrutonte vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri. Operacioni u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Ndërkohë autoritetet kroate, EUROPOL dhe EUROJUST ku lëshuan 19 masa sigurie.
Raportohet se 9 masa u ekzekutuan në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, 3 persona u shpallën në kërkim, ndërsa u proceduan penalisht 48 shtetase të huaja me kombësi të ndryshme. Gjithashtu policia bën me dije se organizatori i grupit, shtetas kolumbian është arrestuar në Kolumbi. Ndërkohë janë sekuestruar edhe shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.
The post Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine, goditet grupi kriminal, 19 arresti appeared first on Lapsi.al.
