Rama flet për Veliajn/ Tirana s’mund të presë, kush vë Begajn në dyshim s’njeh ligjin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në sezonin ne ri të podcastit “Flasim” kryeministri Edi Rama ka folur edhe mbi zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit. Sa i përket Tiranës, sipas tij, janë zgjedhje të jashtëzakonshme, për faktin se kryeqyteti mbeti pa kryebashkiak për shkak të, siç e quajti, “një zhvillimi brutal të drejtësisë”.

“Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe 5 bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiakët. Në qytetet e tjera janë zgjedhje krejt normale, ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme. Kjo jo sepse Tirana është kryeqyteti, por sepse mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë.

Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, aty ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që ta them butë, janë të dyshimta”, tha Rama.

“Në Tiranë janë zgjedhje të jashtëzkonshme për disa arsye. Tirana mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë, përmes një procesi me standarde të dyshimta, por Tirana nuk mund të presë.

Kush diskuton legjitimitetin e Presidentit, nuk kanë faj, nuk kanë dijeni mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit të Begajt dhe ministrit të drejtësisë të PD që dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në pikën ku një tragjedi makabre tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, në Gërdec,” – tha Rama. /LAPSI.al

The post Rama flet për Veliajn/ Tirana s’mund të presë, kush vë Begajn në dyshim s’njeh ligjin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: