Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ambasada Britanike në Tiranë ka kërkuar të merren masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, Ambasada Britanike ka dënuar aktin e rëndë ndaj gjyqtarit dhe ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes dhe miqve të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja.
“Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave” thuhet në reagimin e Ambasadës britanike.
The post Vrasja e gjyqtarit/ Ambasada britanike: Të merren masa për sigurinë e gjyqtarëve appeared first on Lapsi.al.
