Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Frika ishte e madhe, dhe po ashtu plasën polemikat.
Lamin Jamal ishte një çështje këto ditë në Spanjë, pasi u njoftua për dëmtimin e tij që e la jashtë kombëtares së Spanjës, dhe e vuri në dyshim për duelin e madh ndaj Realit në La Liga.
Lajmet e fundit janë që adoleshenti I mrekullive do të jetë gati për El Klasikon në stadiumin “Santiago Bernabeu” në 26 tetor.
Një lajm I madh për tifozët “blaugrana”, të cilët ishin shumë të shqetësuar, sidomos pasi skuadra e tyre bëri dy hapa të mëdhenj falsë ditët e fundit, duke pësuar dy humbje.
Lamin Jamal nuk do të jetë për “Furitë e Kuqe” në dy ndeshjet e këtij muaji në eliminatoret e Kupës së Botës, si dhe do të humbasë përballjet e katalanasve ndaj Zhironës në kampionat si dhe kundër Olimpiakosit në Champions.
Po ashtu, nuk ishte në katastrofën me shifrat 4-1 në La Liga ndaj Seviljes.
Polemikat ishin të mëdha sepse u hodhën mjaft dyshime nëse lëndimi I tij ishte I vërtetë apo I stisur, në mënyrë që ai të mos luante për Spanjën, të mos lodhej, dhe të ishte në formë sa më të mirë për derbin në Madrid në 26 tetor.
The post Yamal “qetëson” Barcelonën/ Ylli i futbollit rikuperon në kohë për “El Clasico” kundër Real appeared first on www.lexo.al.
