Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimin për arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan. Barjami është arrestuar ditën e shtunë, pas një debati që ka pasur me prokurorin Gjergj Ceka në seancë gjyqësore.
Ndërsa ditën e sotme inspektorë të ILD-së kanë shkuar në Elbasan për të administruar praktikën dhe rrethanat proceduriale të ndalimit të avokatit.
Bajrami u lirua vetëm ditën e djeshme nga burgu, pas urdhërit të Prokurorisë së Elbasanit, për shkak se çështja mori përmasa mediatike
The post Arrestimi i avokatit Barjami, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin appeared first on Lapsi.al.
