Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Zëvëndëspresidenti amerikan Vance ka mbërritu në Izrael. Ai do të kryej një vizitë dy ditore, e cila ka si qëllim forcimin e armëpushimit në Gaza. Mediat e huaja shkruajnë se J.D. Vance pritet të shkojë drejt selisë së forcës së sapoformuar, të mbështetur nga SHBA-ja. Kjo me qëllim për të monitoruar zbatimin e armëpushimit në Gaza, i cili ka hyrë në fuqi pak javë më parë nën udhëheqjen e presidentit të Amerikës, Donald Trump.
Nesër, ai do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog në Jerusalem. Vizita e Vance vjen si pjesë e përpjekjeve për të promovuar dhe forcuar armëpushimin në Gaza. Kjo pasi zyrtarët e Uashingtonit janë të shqetësuar se Kryeministri izraelit, Netanyahu mund të përpiqet të sabotojë marrëveshjen dhe të kthehet në luftë me Hamasin. Takimi midis Netanyahut dhe ndihmësve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, u përshkrua si shumë e mirë, tha një zyrtar i lartë në Zyrën e Kryeministrit.
“Bëhej fjalë për çështje për të cilat ata ranë dakord që nga fillimi “, tha zyrtari. “Nuk kishte mosmarrëveshje atje. Gjithçka ishte vërtet e qartë midis dy palëve.” tha zyrtari.
The post Zëvendëspresidenti amerikan mbërrin në Izrael/ Monitorim për armëpushimin në Gaza appeared first on Lapsi.al.
