Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Fluksi i ndihmave në Gaza po rritet, por është ende larg objektivit ideal ditor prej 2,000 tonësh, tha sot Programi Botëror i Ushqimit. Sipas WFP, për të arritur këtë qëllim, duhet shfrytëzuar menjëherë çdo pikëkalim kufitar. Zëdhënësja Abeer Etefa, tha se furnizimet e importuara deri më tani do të jenë të mjaftueshme për të ushqyer gjysmë milioni njerëz për dy javë, duke përdorur vetëm pikat kalimtare Kerem Shalom dhe Kissufim.
The post Programi Botëror i Ushqimit: Nuk ka ndihma të mjaftueshme në Gaza, të hapen të gjitha kalimet appeared first on GIJOTINA.
