“I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Për hetuesit është konsideruar një dëshmi kyçe ajo e kamerierit të lokalit në Manzë të Durrësit, ku pas një sherri për motive banale, dy të rinj u vranë.

Ai tha se në momentin kur ndodh ngjarja ishin 5 veta në lokal.

“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe Pepa debatuan me njëri-tjetrin, më pas dolën te dera”, deshmoi kamarieri.

Një ngjarje tragjike me dy viktima ndodhi rreth orës 01:45 të mëngjesit në një lokal pranë një karburanti në Manëz të Durrësit. Konflikti nisi kur Flori Paluçi, 33 vjeç, kërkoi një kafe, por kamarieri i lokalit i tha se ekspresi ishte i fikur, duke shkaktuar përplasje verbale mes tyre.

Në debat ndërhyri Aranit Kurti, 23 vjeç, shok i kamarierit dhe kushëri i Daniel Pepës, 21 vjeç. Gjatë përplasjes, Flori Paluçi qëlloi me armë dhe vrau Aranit Kurtin. Pak çaste më vonë, në vendngjarje mbërriti Daniel Pepa, i cili në shenjë hakmarrjeje vrau Flori Paluçin.

The post “I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: