Berisha: Zheni Bebi Gjergji shkelmoi besimin e demokratëve!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se ish-deputetja e PD-së, Zheni Gjergji shkelmoi besimin dhe mbështetjen e njerëzve që e votuan si përfaqësuese në parlament kur pranoi emërimin si drejtoreshë e spitalit të Elbasanit.

“Nuk është një raport i këtyre individëve me Berishën. Kemi të bëjmë me një raport me ata që i kanë mbështetur. Për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe atë mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike. 99.9% të atyre që i kanë mbështetur këta individë janë të papunë, janë në kushte të vështira por nuk jepen. U kanë shërbyer këtyre 3-4 vetave. Kurse këta kalojnë në partinë e krimit”, u shpreh Berisha.

Më parë Gjergji tha se kishte pranuar postin e drejtoreshës së spitalit për shkak të thirrjes profesionale si mjeke. Në një status në rrjetet sociale, ajo thotë se “është mjeke” dhe se shëndetësia kishte nevojë për njerëz që e njihnin sistemin.

The post Berisha: Zheni Bebi Gjergji shkelmoi besimin e demokratëve! appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: