Belinda Balluku nuk shfaqet në SPAK, prokuroria ripërsërit fletë-thirjen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në kushtet kur zv/kryeministria e vendit Belinda Balluku, nuk ka pranuar të shkojë sot në ambjentet e SPAK, për tu njohur me akuzën zyrtare,mësohet se prokuroria i ka ripërsëritur fletë-thirjen.

Lëvizja është bërë nga prokurori i çështjes, Dritan Prençi, i cili pavarësisht komunikimit me avokatin mbrojtës të Belinda Ballukut, për mosprezencën e saj këtë të hënë, Prençi ka zgjedhur komunikimin me rrugë ligjore, duke rinjoftuar Belinda Ballukun të paraqitet në SPAK.

Sic raporton gazetari Elton Qyno, Fletë-Thirja tashmë është përsëritur duke u dërguar në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në fletë-thirjen e dytë prokurori Prençi, i kujton Belinda Ballukut, të paraqitet në njërën nga ditët e kësaj jave me avokat.

Ndërkohë i kujtohet fakti se nëse Belinda Balluku, nuk paraqitet vullnetarisht, ndaj saj do meren masa për shoqërimin forcërisht në prokurorinë e posaçme SPAK.

Tashmë Belinda Balluku është vënë zyrtarisht nën hetim dhe pritet që në ditët në vijim asaj ti komunikohet akuza e Shkeljes së pabarazisë në tenderat publikë.

The post Belinda Balluku nuk shfaqet në SPAK, prokuroria ripërsërit fletë-thirjen appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: