Si hyri pistoleta në burgun më të sigurt të Greqisë? Zbulohet armë në sektorin e shqiptarëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një send i paligjshëm është zbuluar në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos në Greqi, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë brenda institucionit. Autoritetet greke gjetën një pistoletë “Beretta” kalibri 9 mm, të fshehur në oborrin e sektorit të 5, së bashku me një karikator që përmbante 8 fishekë.

Ky sektor strehon ndër të tjera anëtarë të grupeve kriminale shqiptare dhe turke, të cilët janë të përfshirë në disa prej vrasjeve më të bujshme të ndodhura në Greqi vitet e fundit.

Zbulimi i armës ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën se si ajo arriti të futet brenda burgut, si dhe nëse mund të jetë planifikuar ndonjë akt i dhunshëm apo atentat mes grupeve rivale.

Policia greke dhe shërbimi penitenciar kanë nisur një hetim të thelluar për të zbuluar origjinën e armës dhe përgjegjësit për futjen e saj në institucionin e sigurisë së lartë.

Burime nga administrata e burgut thanë se po verifikohen të gjitha hyrje-daljet dhe kontaktet e të dënuarve, ndërsa pritet të merren në pyetje disa punonjës të sigurisë.

The post Si hyri pistoleta në burgun më të sigurt të Greqisë? Zbulohet armë në sektorin e shqiptarëve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: