Shteti privat i Ramës, Tërmet Peçi lë nam me gafën e radhës: Aktiviteti u linçua…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tërmet Peçi mbetet një nga karikaturat politike të Partisë Socialiste për vite me radhë. Dikur kryetar bashkia për 14 vite në Tepelenë dhe sot deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Peçi mbetet konstant në injorancën e vet.

Në një postim së fundi në rrjetet sociale, deputeti socialist ngatërron fjalën “lançim” me fjalën “linçim”.

Kohë më parë Tërmeti i partisë bëri po një gafë të ngjashme. Në vend të thoshte “fitore plebishitare” ai foli për “fitore publiçitare”.

Megjithatë t’i kërkosh Tërmetit të rregullojë këto gafa mbase është luks i madh po të kesh parasysh se nga ai vjen dhe çfarë përfaqëson. Edhe komenti mbi këto gafa është thjesht për të ilustruar batakun ku ka rënë Edi Rama dhe Partia Socialiste, që gradon personazhe të tilla në funksione kaq të larta si deputet i Kuvendit.

Paramendoni tani, që Tërmeti injorant që nuk bën dot dallimin mes “linçimit” dhe “lançimit” apo “plebishitares” dhe “publiçitares”, është në Parlament dhe bën ligje për qytetarët e për Shqipërinë 2030 në BE. Moj kasolle ku na mblodhe… 

©LAPSI.al

The post Shteti privat i Ramës, Tërmet Peçi lë nam me gafën e radhës: Aktiviteti u linçua… appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: