Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, rreth orës 01:30 pas mesnate, ku ka humbur jetën një i mitur. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.
Familjarët e të riut ndodhen aktualisht në spital, ku po kërkojnë të tërheqin trupin e pajetë të Leandros, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet dhe janë lënë në pritje.
Dyshohet se automjeti që ka shkaktuar aksidentin është i tipit “Porsche”.
The post Aksidenti tragjik në Vlorë, përplaset nga makina, humb jetën 17-vjeçari appeared first on Lapsi.al.
