E pashqetësuar, Balluku i bën paradë ish-ministrit të Albin Kurtit në Durrës (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shfaq sot në Durrës, duke prezantuar me video Liburn Aliun, ish-ministrin në qeverinë e Albin Kurtit, me një buzëqeshje që nuk i ra për as edhe një moment nga fytyra.

Dalja e saj vjen teksa ndodhet në qendër të një furtune politike e mediatike, pas thirrjes nga SPAK, ku sipas raportimeve ajo është thirrur, së paku, si person nën hetim.

Mesazhi politik ishte i qartë. Normalitet, buzëqeshje dhe optimizëm, pavarësisht stuhisë që po zhvillohet në Tiranë rreth saj.

Përtej pamjeve, koha e zgjedhur për daljen publike ngre pikëpyetje. Ndërsa opinioni pret përgjigje për hetimet e SPAK, zv.kryeministrja sfidon narrativën e presionit me një shfaqje “business as usual”, duke i dhënë peshë një figure të njohur nga Prishtina si Liburn Aliu, ish-titullar i lartë i infrastrukturës në Kosovë.

Lexo më tej: Dorëhiqet ministri. Albin Kurti “tradhëtohet” nga miku i orëve të para 

Pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale dhe kanë nxitur reagime të menjëhershme. Për një pjesë, është sinjal i sigurisë dhe mburojës politike që, të paktën deri tani, duket se vazhdon të enkapsulojë Belën. Për të tjerë është thjesht një zhvendosje e vëmendjes nga hetimet që presin sqarim.

Lexo më tej: Proceset në SPAK/ Si po çmontohet klani “Balluku” në administratë 

Ndërkohë pritet që procedurat e SPAK të vijojnë sipas kalendarit të drejtësisë. Deri atëherë, Balluku projekton qetësi dhe ritëm pune, ndërsa episodi i sotëm i Durrësit konfirmon strategjinë e saj për të mbajtur agjendën publike aktive dhe nën kontroll, me aq mundësi sa ka. ©LAPSI.AL 

The post E pashqetësuar, Balluku i bën paradë ish-ministrit të Albin Kurtit në Durrës (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: